RCCOLA

Paralajmërime të frikshme të bizneseve e qytetarëve: Në pritje të 1 janarit 2024?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Për pak ditë në Gjilan janë mbyllur dhjetëra kafiteri e dyqane, në mungesë të punëtorëve. Pyetja e vetme e të rinjëve dhe të atyre të papunë është fillimi i janarit për të ikur nga Kosova. Dikujt mund t`i duket hajgare po gjendja në teren është shumë alarmante.

Bisedat e vetme në mes të tw rinjëve dhe moshës së aftë për punë vazhdon të mbetet 1 janari 2024, datë kjo kur kosovarët mund të lëvizin pa viza.

Për pak ditë në komunën e Gjilanit janë mbyllur dhjetëra kafiteri e biznese, e tëra kjo në mungesë të punëtorëve.

“Nuk më erdhën dy ditë radhazi punëtorët, ishin dy kamarier dhe një punëtor pastrimi. Kur i thirra në telefon më thanë nuk kemi llogari të vijmë më sepse po bëhemi gati për Evropë. U detyrova ta mbyll kafiterinë” shprehet njëri nga pronarët në Gjilan.

Mobi Casa

Valoni që ka punuar kamarier dhe që ka studiuar në të njëjtën kohë thotë se nuk është e lehtë t`ia kthesh shpinën as vendlindjes, e as familjes, por jam i detyruar të krijojë një jetë më të rehatshme. I kam marr 300 euro të cilat as për ushqim nuk më dilnin” u shpreh Valoni.

Mevludini një punëtor krahu thotë se ka punuar roje në një lokal në Gjilan dhe tash e ka braktisur punën. ”Nuk e di qysh do të bëhet me ne, po unë kysmet do të dal në Gjermani, e kam një lidhje familjare atje. Tek e fundit nuk jam as rob e as skllav i askujt. Aty nëse punon i merr paret nëse jo kthehesh te shtëpia” tha Mevludini.

Pavarësisht shqetësimeve të qytetarëve shteti Kosovës nuk po bënë asnjë lëvizje për ta ndalur hovin e ikjes dhe largimin nga Kosova.

Situata në teren duket shumë alarmante, dikush mund të mos e besojë, po Kosova e 1 janarit 2024 do të duket krejtësisht ndryshe./rajonipress/