Mobi Casa

Paradoksi universitar me Hajrullahun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në buletinin e referateve të kandidatëve të paraqitur për zgjedhjen e personelit akademik në shkurt të vitit 2017 Arben Hajrullahut nuk i janë kontestuar studimet themelore. Në anën tjetër, Fakulteti Filozofik ka dalë me reagim se Hajrullahu nuk ka dëshmi për studimet themelore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kandidati për zgjedhjen profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arben Hajrullahu, është rekomanduar nga kryetari dhe njëri anëtar i Komisionit Recensues për thirrjen e profesorit të rregullt në Departamentin e Shkencave Politike.

Mirëpo, Këshilli i këtij Fakulteti ka rekomanduar që të rishpallet konkursi për pozitën e tij, duke kërkuar nga Hajrullahu që t’i dëshmojë studimet bachelor, me pretendimin që nuk i ka të kryera.

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës (UP) ka sqaruar në një njoftim të tij se profesori Arben Hajrullahu nuk ka dorëzuar diplomë të studimeve bachelor ose barasvlerën përkatëse të këtyre studimeve.

Ndonëse është ankuar për këtë në Rektorat, Hajrullahu ka thënë se ende zyrtarisht nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ana e këtij të fundit.

HW

LEXO EDHE: I rishpallet konkursi profesorit që ka kryer post-doktoratën në SHBA

Ai kërkon nga Rektorati të mos aprovohet rekomandimi i Këshillit, pasi, sipas tij, kjo shënon shkelje ndaj tij dhe beson se në Senat do të evitohet ky gabim i bërë nga Këshilli i Fakultetit.

Hajrullahu mohon të mos ketë dhënë dëshmi të mjaftueshme për studimet themelore, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndërkaq, në faqen zyrtare të Fakultetit Filozofik është publikuar sqarimi për opinionin, në të cilin thuhet se Arben Hajrullahu (i doktoruar dhe i magjistruar në Universitetin e Vjenës) nuk ka dorëzuar diplomë të studimeve bachelor ose barasvlerën përkatëse të këtyre studimeve.

Por bëhet e ditur se Hajrullahu ka dorëzuar më vonë pas mbylljes së konkursit një sqarim për sistemin e atëhershëm të studimeve në Austri, i cili siç thuhet në këtë sqarim nuk është i aplikueshëm sepse kandidati nuk ka sjellë në Fakultetin Filozofik dokumente që mbështesin kryerjen e studimeve themelore brenda kohës së paraparë të aplikimit, e cila gjë kërkohet ligjërisht specifikisht me konkurs.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.