GRANDEMALL

Paradë politikanësh

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mbledhjet e përbashkëta të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë nuk po japin rezultatin e pritur, lidhjen e fijeve të këputura të kombit. Opozita kosovare dhe analistët politikë këto mbledhje i vlerësojnë si ceremoni që shërbejnë për reklamim të vetë pushtetarëve. Madje, subjektet opozitare thonë se mbledhjet e tilla janë paradë politikanësh për të shitur demagogji patriotike. Lugina e Preshevës, e mbetur nën Serbi, ka mbetur e harruar nga dy qeveritë.

Krerët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë janë krenuar me mbledhjen e tretë të përbashkët të këtyre dy qeverive, e cila u mbajt në Prishtinë, se ëndrra e shqiptarëve për bashkëpunim mbarëkombëtar po bëhet realitet. Po ashtu, me këto takime dhe marrëveshjet në letër, që po dalin si prokreacion i saj, kanë shtuar deklaratat e liderëve institucionalë se bashkimi kombëtar po ndodh për çdo ditë.

Mobi Casa

Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe analistët politikë në Kosovë thonë se mbledhjet e tilla të dy qeverive në fakt kanë për qëllim kryesor promovimin e pushtetarëve.

Ata, madje, thonë se përveç demagogjisë e retorikës nacionaliste nuk kanë asnjë rezultat në përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dyja shtetet. Për më tepër, analistët theksojnë mungesën e angazhimit të këtyre dy qeverive për të mbështetur shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Kosovës e të Shqipërisë, veçanërisht atyre në Luginën e Preshevës. Ndërsa edhe vetë liderët në Luginë kërkojnë më shumë angazhim konkret e më pak frazeologji folklorike./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.