HW

Parada ushtarake, Kastrati: Serbia dha tre mesazhe me këtë lëvizje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjenerali Kadri Kastrati, njëherit ish-komandant i FSK-së ka komentuar paradën ushtarake të Serbisë të mbajtur ditët e fundit në Beograd, duke e cilësuar atë si një manovër politike për të ruajtur pushtetin e brendshëm dhe për të shfaqur ambicie destabilizuese në rajon.

Sipas tij, parada ushtarake e Serbisë ka pasur disa mesazhe të qarta politike.

“Kjo paradë ka dashur të përcjellë disa mesazhe, në radhë të parë për problemet që Serbia i ka me disa muaj dhe për t’u ballafaquar me protesta të shumta dhe në përpjekje për ta rrëzuar pushtetin aktual. Me këtë paradë ka dashur të demonstrojë edhe një forcë që të frikësojë popullin e vet që mos të shkojë më tutje me këto protesta,” – u shpreh Kastrati në Euronews Albania, transmeton Klankosova.tv.

Ai foli edhe për deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili sipas tij po përpiqet të përdorë dezinformimin dhe frikën për të shtypur protestat e brendshme.

Uji Dea

“Në radhë të dytë, Vuçiq tha përpara dy ditësh që ka marrë informacione nga sigurimi sekret sovjetik apo rus, ku tha se më 1 Tetor do të rrëzohet pushteti në Serbi. Dhe unë mendoj që, duke marrë parasysh marrëdhëniet që s’i kanë pasur mirë, me këto informacione ai intervenon protestat”, shtoi gjenerali.

Në fund, Kastrati theksoi se Serbia mbetet një faktor destabilizues në rajon, me qëllime të qarta për të ndikuar në vendet fqinje.

“Edhe e treta është që Serbia është faktor destabilizues, ku ka synime territoriale në Bosnje dhe Kosovë dhe të ndërhyjë në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ku ai do të kthejë botën serbe,” – përfundoi Kastrati. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.