UBT

Parada e priftërinjve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Radikalizimi i rrymave fetare, në Komunë të Bujanocit, ka marrë përmasa shqetësuese. Para disa ditëve nga disa persona partiak (PVD) dhe fetarë (hoxhallarë), lindi ideja të organizohet një Iftar i madh në qendër të qytetit të Bujanocit, i cili do të grumbulloj rreth vetes jo më pak se 500 besimtarë.

Një iniciativë e tillë, nuk kaloi pa jehonë. Në mesin e qarqeve të ndryshme politike dhe shoqërore, pati komente “për” dhe “kundër” një iftari të tillë, i cili më shumë i sillte telashe komunës shumetnike të Bujanocit se sa një ngjarje të shënuar kulturor e fetare.
Dy ditë më vonë serbët lokalë të Bujanocit, si kundërpërgjigje organizuan nga qendra e qytetit e deri në periferi të tij një marsh fetar. Në atë marsh me flamuj shtetëror e fetar, kishte edhe flamuj dhe veshje fetare ruse.

Uji Dea

Në ballë të kolonës fetare prinin përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe të subjekteve politike, të cilat shkëlqenin me një radikalizëm primitiv dhe reflektonin një revanshizëm ekstrem.
Marshi fetar përcillej nën masat e rrepta të policisë dhe këndoheshin këngë të ritit fetar me elemente të radikalizmit serb.

Një marsh i tillë u mbajt për herë të parë në Komunën e Bujanocit, duke i dhënë një leksion të mirë shqiptarëve, të cilët shpesh bëjnë hop pa e kërcyer gardhin. Nuk thuhet kot: “Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë!”./jehonapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.