Hidromorava

Parada e fundit e FSK-së, vitin e ardhshëm Forcat e Amatosura të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Forca e Sigurisë së Kosovës shumë shpejtë do të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Kështu theksoi kryeministri Hashim Thaçi gjatë paradës së pavarësisë ku parakaluan njësitë të FSK-së Policisë së Kosovës dhe Shërbimit korrektues. Ndërkohë, presidentja Atifete Jahjaga potencoi se sot po tregohet vendosmëria për ndërtimin e shtetit.

Në manifestimin qendror të paradës së pavarësisë, ku parakaluan njësitë të FSK-së, policisë së Kosovës dhe shërbimit korrektues, presidentja Atifete Jahjaga, tha se pavarësia e Kosovës është vepra më e lartë të cilës qytetarët e vendit i dhanë frymë dhe e jetësuan. Por, ajo theksoi se Kosova ka ende punë për të bërë, në mënyrë që të realizohet endura e atyre që u bënë themel i shtetit.

Në anën tjetër, kryeministri Hashim Thaçi theksoi se kjo është parada e fundit e parakalimit të FSK-së me emrin e deritanishëm.

Mobi Casa

Sipas kryeministrit Thaçi FSK shumë shpejt do të shndërrohet një forcë tjetër të re që do të mbrojë integritetin territorial të Kosovës.

Mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e tregoi edhe njëherë ambasadorja, Tracey Ann Jacobson. Ajo iu drejtua të pranishmëve në gjuhën shqipe duke përcjellë urimet e presidentit Barak Obama për 6 vjetorin e pavarësisë.

Ndryshe, në nderim të të gjithë të rëndëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit, presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi vendosën kurora me lule pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.