FIDANISHTJA

Paraburgim të pandehurve për veprën penale kontrabandim me migrantë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve A. Z., F. I. dhe A. S.

Ekziston dyshimi i bazuar se datë 07.09.2020, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, të pandehurit me dashje kanë tentuar t`i kontrabandojnë të dëmtuarit M. O. dhe H. H. nga Vitia, për në shtetet e BE-së, më saktësisht në Gjermani, dhe të dëmtuarit i kanë premtuar të pandehurve të lartcekur, që posa të arrijnë në Gjermani do të paguajnë shumën prej 4700 €, për person.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet të ketë kryer veprën penale “në bashkëveprim kontrabandim me migrantë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Fundamenti

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe caktimi i masave alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.