Fundamenti

Paraburgim edhe të pandehurit të dytë, dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit edhe për të pandehurin e dytë Shaip Hajdari., duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë. I pandehuri Shaip Hajdari, dyshohet se me veprimet e tij ka detyruar të miturën, të kryej akt seksual, në një njërën nga dhomat e motelit, pasi që një gjë të tillë e bënë edhe shoku i tij Shpetim Jashari.

Me këto veprime i pandehuri Sh. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

RCCOLA

Ndryshe, dje gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Sh. J., i cili dyshohet të ketë kryer të njëjtën vepër.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/