United Hospital

Para ndeshjeve të Kosovës, Bundesliga kujton supergolin e Rashices

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Para ndeshjes të së enjtes të Kosovës kundër Gjibraltarit, faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social Instagram e ka kujtuar supergoditjen e Milot Rashicës në ndeshjen kundër Augsburgut sezonin e kaluar.

Në fitoren 4:0 të Werder Bremenit kundër Augsburgut, të zhvilluar në stadiumin “Weserstadion” më 10 shkurt të këtij viti, ylli kosovar Milot Rashica kishte shkëlqyer me dy gola, në minutën e pestë dhe të 28-të, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, njëra prej atyre dy golave ka mbetur enden në mendjen e tifozëve të futbollit. Së fundi, atë gol e rikujtoi edhe faqja zyrtare e Bundesligës në rrjetin social Instagram.

“Thjesht uau! Tentim jashtëzakonisht i pabesueshëm i Milot Rashicës së Werder Bremenit”, shkroi mbi video e publikuar faqja e Bundesligës.

FIDANISHTJA

“Raketa”, siç quhet Rashica në Gjermani, ishte heroi i ekipit gjerman në ndeshjen e fundit, duke ia shpëtuar një pikë me golin e shënuar në fund të ndeshjes nga pika e penalltisë.

Rashica kishte munguar disa javë në fushën e blertë, përfshirë këtu për dy ndeshjet e Kosovës në muajin shtator – kundër Çekisë dhe Anglisë – mirëpo ai do të jetë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes për ndeshjet e këtij muaji.

Kosova fillimisht do ta zhvillojë të enjten ndeshjen miqësore kundër Gjibraltarit e pastaj, të hënën, do të përballet me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.