Mobi Casa

“Paqe” mes PDK-së dhe Krasniqit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Partia Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga kryeministri Hashim Thaçi, po tregohet tolerante në raport me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi. Me gjithë faktin se Krasniqi tanimë e ka formuar subjekt të ri politik, kjo parti nuk e ka ndërmend ta heqë nga karrigia e të parit të Kuvendit. Përkundrazi, PDK-ja ka vendosur që ta pranojë kryetarin e Këshillit Drejtues të NISMËS si partner shtesë të koalicionit aktual në institucione.

Por, kryeparlamentari Krasniqi, qëndrimin e tij në pozitën që i takon PDK-së po e justifikon me ruajtjen e institucioneve nga kriza e mundshme. Krasniqi ka thënë të hënën se nuk dëshiron që t’i krijojë vendit krizë institucionale, prandaj edhe do të presë kërkesën e PDK-së që, sipas tij, edhe i takon posti i kryetarit të Kuvendit.

UBT

“Kryesia e Nismës ka bërë të ditur se kryetari i Kuvendit e ka gatishmërinë për t’u dorëhequr pasi partia më e madhe, sipas Kushtetutës, e ka të drejtën ta ketë pozitën e kryetarit të Kuvendit. Ta bëjnë kërkesën e pastaj jam i gatshëm të dorëhiqem. Nuk dorëhiqem pa e bërë kërkesën PDK për faktin se nuk dëshirojmë të krijojmë krizë institucionale në Republikën e Kosovës”, ka thënë Krasniqi…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.