United Hospital

Paqartësi rreth ‘Trepçës’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një gjyqtar i vetëm i kolegjit të shkallës së parë të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme (DHPGJS), nga EUELX-i, po pretendon se Ligji për “Trepçën” është antikushtetues, ndonëse para pak ditësh përmes një vendimi Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte refuzuar kërkesën e Listës Serbe për t’u shqyrtuar kushtetutshmëria e Ligjit për “Trepçën”, e aprovuar javë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

Në vendimin e Gjykatës, të publikuar pak ditë më parë, thuhet se Ligji për “Trepçën” është kushtetues për nga përmbajtja dhe për nga procedurat e ndjekura për miratim në Kuvendin e Kosovës.

UBT

Por, në komunikatën për media të dërguar nga DHPGJS-ja thuhet se pas shpalljes, Ligji Nr. 05/L -120 për “Trepçën” ka hyrë në fuqi.

“Ligji i nxjerr asetet e vlefshme nga “Trepça” dhe i bart ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapokrijuar aksionare, nga të cilat 80% e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20% në pronësi private. Aksionarët i marrin aksionet falas. Shoqëria aksionare as nuk i merr përsipër obligimet që i ngarkohen NSH-së ‘Trepça’ e as nuk garanton për to”, thuhet në njoftimin e DHPGJS-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.