Paqarada e Halimi e nisin me humbje
Dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada e Besar Halimi janë rikthyer me humbje në fanellën e Sandhausenit.
Skuadra e tyre, Sandhausen, pësoi nga Erzgebirge Aue me rezultatin 3:1. Ndeshja i takoi xhiros së 26-të dhe pas kësaj humbjeje Sandhausen do të ketë bukur shumë telashe për ta siguruar mbijetesën.
Paqarada kompletoi ndeshjen si mbrojtës i krahut të majtë, ndërsa Halimi u aktivizua në minutën e 84-t. Ai ishte zëvendësimi i pestë për Sandhausenin. Vetëm të enjten në Gjermani është ratifikuar vendimi që lejon pesë zëvendësime.


