Eko Higjiena

Papunësia?!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Agron Demi – Që tani, koalicioni qeverisës në pushtet e ka siguruar sloganin e fushatës zgjedhore: “Kemi ulur papunësinë për rreth 30%”.

Dy vjet më parë, Qeveria e Kosovës ishte mbyllur në qendrën turistike të skijimit në Bansko të Bullgarisë për të diskutuar prioritetet e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Plani të cilin e nxorën, i cili ishte një plan i prezantuar në “powerpoint” dhe jo formalisht u quajt “Plani Bansko”, parashihte ndër të tjera, edhe uljen e papunësisë 8-10% në vit.

Dy ditë më parë, Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të dhënat më të fundit lidhur me papunësinë në Kosovës. Sipas ASK-së, në gjysmën e parë të 2012-s, papunësia në Kosovë ishte 35.1%!

Si u bë që papunësia të bjerë nga 45.4% (rezultat i anketës së fundit të ASK-së të publikuar më 2009) në 35.1%? Apo si u bë që brenda një viti ASK të japë dy shifra të ndryshme të papunësisë? Një vit më parë, ASK publikoi rezultatet e regjistrimit të popullsisë. Sipas këtyre të dhënave, prej 1.7 milion banorëve, popullsi e aftë për punë doli të jenë 1.135.463 qytetarë (15 deri 64 vjeç). Edhe në rezultatet e regjistrimit të popullsisë edhe një herë u konfirmua se shkalla e papunësisë është 47%.

United Hospital

Të gjithë të punësuarit formalë në Kosovë duhet domosdo të jenë edhe kontributpagues në Trustin e Kursimeve Pensionale. Sipas të dhënave të Trustit, deri në mars 2013-s në këtë fond janë rreth 424.170 kontributpagues (edhe pse ky numër është tepër i fryrë ngase ka individë të cilët janë të regjistruar dy herë si kontributpagues ose kanë qenë aktiv për një kohë të shkurtër). Nëse i marrim të dhënat e kontributpaguesve në Trust dhe i krahasojmë ato me fuqinë punëtore, del se shkalla e papunësisë në Kosovë është 62.6%.

Por, duke marrë parasysh se Kosova ka një shkallë të lartë të informalitetit, një numër i madh i të punësuarve nuk janë fare të regjistruar dhe kësisoj nuk figurojnë si kontributpagues në Trust. Kjo kategori e të punësuarve janë kryesisht të punësuar sezonal ose të vetëpunësuar të cilët nuk regjistrohen. Por, nëse shkalla e papunësisë është ulur nga 45.4% në 35.1%, atëherë ku u punësuan një numër i konsiderueshëm i kosovarëve të papunë?

Në fakt, ajo çfarë mund të nxirret prej të dhënave të ASK-së nuk është se është rritur numri i të punësuarve, por është ndryshuar metodologjia e ASK rreth asaj se kush mund të klasifikohet si i papunë. Sipas metodologjisë së ASK, të papunë nuk mund të konsiderohen ata të cilët punojnë arat e tyre dhe sigurojnë bukën e gojës nga ajo pak tokë familjare, të papunë nuk konsiderohen 68.000 studentë (edhe pse këta studentë kanë zgjedhur studimet në mungesë të punësimit), të papunë nuk konsiderohen amviset, etj. Shkurt: çdokush i cili gjatë vitit të fundit ka pasur të hyra të çfarëdoshme, nuk mund të konsiderohet i papunë. Sipas kësaj metodologjie, edhe lypësit në rrugë, nuk mund të klasifikohen si të papunë ngase si “profesion” të tyre kanë “zgjedhur” të kenë lypsarinë, e cila krijon të hyra.

Nga të dhënat e fundit të ASK nuk është edhe aq skandaloze shifra prej 35.1% e papunësisë. Ajo çfarë është më skandaloze është klasifikimi i 63.2% të popullsisë si popullatë ekonomikisht jo aktive! Sipas ASK-së, mbi gjysma e popullsisë së Kosovës e aftë për punë, janë dembelë që nuk dëshirojnë të punojnë.

Pas insistimit për të kontrolluar BQK-në dhe në këtë formë edhe indikatorët e zhvillimit ekonomikë, tani Qeveria e Kosovës synon të përmirësojë imazhin ekonomik të vendit duke kontrolluar edhe rezultatet e ASK-së. Një shembull të cilin e kemi parë tani e disa vjet në Shqipëri. Që tani, koalicioni qeverisës në pushtet e ka siguruar sloganin e fushatës zgjedhore: “Kemi ulur papunësinë për rreth 30%”.(“Tribuna”)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.