Hidromorava

Papunësia, varfëria dhe korrupsioni problemet më madhore në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dy nga të gjeturat kryesore së anketës së fundit tregojnë se përfaqësuesit politik: Presidentja, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Institucionet Qendrore kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve që nga marsi i vitit 2007.

Në një konferencë për media që do të mbahet sot, UNDP dhe USAID do të lansojnë Pulsin Publik, dokument ky që ofron një përmbledhje të indikatorëve kyç dhe rezultatet e anketës.

Dokumenti ofron një përmbledhje koncize të indikatorëve dhe rezultateve kyç përfshin periudhën nga nëntori 2014 deri në prill 2015.

Dy nga të gjeturat kryesore së anketës së fundit tregojnë se përfaqësuesit politik: Presidentja, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Institucionet Qendrore kanë arritur nivelin më të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve që nga marsi i vitit 2007.

Fundamenti

Dhe se faktorët ekonomik si papunësia, varfëria dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më madhore në Kosovë.

Do të prezantohen edhe disa të dhëna lidhur me emigrim e kohëve të fundit nga Kosova ku më shumë se gjysma e respondentëve është deklaruar se së paku një nga familjarët ose miqtë është larguar nga Kosova gjatë gjashtë muajve të fundit.

Projekti bashkë-financohet nga USAID dhe UNDP. Rezultatet që do të prezantohen bazohen në analiza statistikore të anketës së Pulsit Publik që është zhvilluar gjatë fundit të marsit 2015 dhe ka përfshirë 1306 respondentë.

Alessandra Roccasalvo, Zëvendës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Sara Buchanan, Drejtoreshë e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë misionit të USAID-së do të marrin pjesë në ngjarje. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.