Hidromorava

Papunësia, problem që s’po i vjen fundi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy dekada pas përfundimit të luftës, Kosova po vazhdon të përballet me një nivel mjaft të lartë të papunësisë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), papunësia gjatë vitit të kaluar ka kapur shifrën rreth 30 për qind.

Teksa ka folur rreth kësaj çështjeje, sociologu Genc Xërxa ka konsideruar se përgjatë 20 vjetëve të pasluftës shumë pak është punuar në zvogëlimin e shkallës së papunësisë.

Uji Dea

“Qeveritë e kaluara dhe ato aktuale më shumë janë përqendruar në politika të jashtme dhe në procese, të cilat shumë pak kanë pasur ndikim në jetën dhe në mirëqenien e qytetarit, duke i shtuar edhe defektet në qeverisje gjatë këtyre dy dekadave siç janë: nepotizmi, korrupsioni, keqmenaxhimi, shpërdorimi i parasë publike, mosprofilizimi dhe hulumtimi i tregut të punës në përputhje me kërkesat e tregut në përgatitjen e ndryshme të kuadrove profesionale etj”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Të gjitha këto mangësi sipas Xërxës ndikojnë në mënyrë direkte ose indirekte në mosgjenerimin e vendeve të punës, pasi një pjesë e konsiderueshme e parasë publike nuk shkon aty ku është dashur të shkojë, si dhe nuk ka kuadro të nevojshme për profile të ndryshme profesionale që i nevojiten tregut të punës.

“Kjo gjendje pastaj po krijon mosperspektivë për gjeneratat e kualifikuara për të gjetur një punë të dinjitetshme, duke u bazuar në përgatitjen e tyre arsimore që po e bën rininë pastaj ta braktisë vendin për një jetë më të mirë dhe me perspektivë aty ku mund të ketë një jetë më të mirëqenë”, ka theksuar Xërxa