Hidromorava

Papunësia pa zgjidhje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës nuk ka zgjidhje për zvogëlimin e papunësisë. Kosovës do t’i duhet një rritje ekonomike dyshifrore në katër vjetët e ardhshëm, për të realizuar premtimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar 120 mijë vende të reja të punës.

Krijimi i këtyre vendeve të reja të punës nuk do të ndikonte në uljen e papunësisë, pasi, sipas të dhënave, numri i personave të rinj që inkuadrohen në tregun e punës për çdo vit është nga 25 deri në 30 mijë veta. Krijimi i aq vendeve të punës vetëm sa do ta mbante të ngrirë gjendjen e tashme të papunësisë.

Nëse merret si pikë krahasuese katër vjetët e kaluar, atëherë të dhënat tregojnë se nga vitit 2011 rreth 40 mijë persona të rinj kanë gjetur një vend të punës.

Edhe ky numër nuk mund të konsiderohet se janë krijuar aq vende të reja të punës, sepse 40 mijë ka qenë numri i punëtorëve që gjatë këtyre viteve u është paguar kontributi pensional të paktën një herë brena një viti.

ARKATANA

Një numër i këtyre punëtorëve kanë qenë në punë të përkohshme gjatë ndërtimit të autostradës “Ibrahim Rugova”. Ky fakt e ul edhe më shumë numrin e vendeve të reja të punës, që mund të jenë krijuar gjatë këtyre katër vjetëve. Rritja mesatare ekonomike gjatë këtyre viteve ka qenë 3.4 për qind.

Gjatë këtyre viteve Kosova ka pasur përqindjen më të madhe të buxhetit që ka shkuar në investimet kapitale publike. Por, pjesa më e madhe e investimeve kanë shkuar në ndërtimin e rrugëve.

Njëjtë do të mbetet edhe në të ardhmen, pasi Qeveria e Kosovës ka hyrë në obligime 600-milionëshe me nënshkrimin e kontratës me kompaninë “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës në drejtim të Shkupit./KOHA/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.