Papunësia e madhe, tregu i monopolizuar, korrupsioni galopant
Ekspertë,analistë të ekonomisë, politikanë dhe shoqëria civile, janë të mendimit se Qeveria ‘Mustafa’ ka dështuar në tërësi për të realizuar programin e tyre ekonomik të proklamuar me aq pompozitet gjatë fushatës elektorale, duke premtuar madje mbi 120 mijë vende të reja pune. Opinioni i analistëve është se pa u çliruar shteti nga kapja e bizneseve oligarkike dhe paligjshmëritë e tyre nuk do të ketë zhvillim të ekonomisë.
PROGRAMI EKONOMIK, NJË MASHTRIM I MADH
Grapci: Për gati 10 vjet me monopolet në këtë fushë ‘Devolli’ llogaritet se ka fituar më shumë se 20 milionë euro
Duke folur për monopolet në fushën e homologimit të automjeteve që e kanë ‘Devollët’, juristi Blerim Burjani tha se “ato janë krijuar nga kjo klasë politike, andaj ata edhe mbrohen nga politika… Po duket se të gjithë janë në shërbim të këtij monopoli, prandaj edhe pas riaktivizimit të vjetëm të Autoritetit të Konkurrencës koha po tregon se te politika më e lartë e shtetit nuk po ka vullnet që të bëhet kjo”
Ekspertë,analistë të ekonomisë, politikanë dhe shoqëria civile, janë të mendimit se Qeveria ‘Mustafa’ ka dështuar në tërësi për të realizuar programin e tyre ekonomik të proklamuar me aq pompozitet gjatë fushatës elektorale, duke premtuar madje mbi 120 mijë vende të reja pune. Opinioni i analistëve është se pa u çliruar shteti nga kapja e bizneseve oligarkike dhe paligjshmëritë e tyre nuk do të ketë zhvillim të ekonomisë.
Duke e ilustruar konkretisht këtë situatë të rëndë, ata edhe e shtrojnë çështjen se përse institucionet e drejtësisë e kanë problem të merren me oligarkët ‘Devolli’, të cilët sipas tyre kanë kapur politikën ashtu siç kanë kapur edhe të gjitha institucionet e drejtësisë. Edhe në këtë rast nuk ka munguar interesimi i tyre se përse po vazhdohet monopoli në fushën e homologimit për afro 10 vjet dhe përse po lejohet që të zhvaten qytetarët me dhjetëra miliona euro.
Eksperti i fushës juridike dhe profesori i Kolegjit të Biznesit, Blerim Burjani,tha se kjo qeveri ka vepruar sikur të ishte një qeveri e majtë, ngase janë falë borxhet,është punuar në reformën pensionale, është reformuar legjislacioni pensional, janë bërë lëvizje në pensionet e arsimtarëve dhe rreth stazhit të punës. Por, sipas tij, përderisa reforma fiskale, Pakoja 1, ka dështuar , Qeveria ka dështuar të kontrollojë çmimet, sepse biznesi nuk ka reaguar fare në lirimin e disa çmimeve për disa produkte.
Qeveri e propagandës
Burjani thekson se proklamimi i rritjes së punësimit ishte vetëm një propagandë politike dhe asgjë më shumë, vetëm fjalë, përderisa ikja e njerëzve nga shteti po vazhdon, mjekët, infermierët, profesorët, për çdo ditë po ikin nga vendi.”Kapja e institucioneve në sektorin shtetëror, publik dhe privat, ka bërë që të mos ketë zhvillim ekonomik, rend dhe ligj, korrupsioni, nepotizmi, kontrolli i aseteve publike, kontrolli i investimeve të huaja kanë bërë që të ketë stagnim ekonomik dhe jo perspektivë qytetare dhe ekonomike”,u shpreh ai. “Me këtë qeverisje dhe me këtë klasë politike nuk pritet shkapja e shtetit, por kontrolli dhe pasurimi dhe krijimi i klasave ekonomike, andaj vetëm pas kësaj faze, sipas oligarkëve, do të fillojë funksionimi i rendit dhe ligjit për të ruajtur kapitalin e paligjshëm të fituar nga politikanët tanë analfabetë”, u shpreh ai.
Sipas Burjanit, kompania më e përfolur, ‘Devolli’, deri më tash është e paprekshme, edhe pse nuk ka pasur hetim e as padi ndaj këtij biznesi, realisht diçka serioze. Prokuroria nuk u vu në lëvizje, askush nuk ka bërë padi ndaj tyre apo nuk ka dorëzuar fakte në prokurori. Ndërsa, duke folur për monopolet në fushën e homologimit të automjeteve që e kanë ‘Devollët’, juristi Burjani tha se ato janë krijuar nga kjo klasë politike, andaj ata edhe mbrohen nga politika, ngase Autoriteti Kosovar i Konkurrencës nuk funksionoi disa vjet, pasi ishte i pakompletuar dhe për pasojë edhe nuk pati kush të luftojë monopolin partiak të bërë në Kosovë. “Po duket se të gjithë janë në shërbim të këtij monopoli, prandaj edhe pas riaktivizimit të vjetëm të Autoritetit të Konkurrencës koha po tregon se te politika më e lartë e shtetit nuk po ka vullnet që të bëhet kjo”, theksoi ai.
Kontrata zhvatëse e homologimit
Deputeti opozitar i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj (AAK) ,tha se kontrata për homologim automjetesh është marrëveshje sekrete në mes të kokave më të mëdha të shtetit, ndaj të njëjtit edhe nuk po lejojnë që të krijohen kompani të tjera homologimi, ndonëse të gjithë e dinë se kontrata bie ndesh me ligjin dhe se këtu ka ndeshje të interesave të mëdha.”Nga heshtja e sundimtarëve aktualë lë vend për dyshime të mëdha se përfitimet milionëshe nga ky biznes janë ndarë nga disa persona dhe për këtë arsye heqjen e këtyre monopoleve e provoi edhe ministri Zharku, por i njëjti nuk pati sukses”, tha ai.
Opozitari Muharremaj tha se është nonsens dhe e pakuptimtë që në tërë Kosovën të ketë vetëm një qendër homologimi dhe që të përfitojnë vetëm 4-5 persona, që janë të lidhur me pushtetin dhe që deri më tash kanë përfituar më shumë se 2 milionë e gjysmë vetëm për një vit, nga 2009, që kur ka nisur me punë kjo qendër homologimi.
Ndërsa ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, tha se premtimet e kësaj qeverie në çdo lëmi, pra edhe në ekonomi, janë larg për t’u përmbushur. “Kosova është shteti më i varfër i rajonit. Gati gjysma e popullatës është e papunë , niveli i varfërisë ekstreme është në rritje. Për çdo vit në tregun e punës hyjnë 30.000 të rinj, ndërsa vetëm diku rreth 7000 prej tyre gjejnë punë, kryesisht duke i zëvendë- suar ata që pensionohen”, tha ai. “Qeveria ka dështuar sidomos në zvogëlimin e deficitit tregtar, që është më i larti në rajon dhe se është në rritje të vazhdueshme për shkak të rritjes së mëtutjeshme të importit të mallrave që i bëjnë kompanitë monopoliste të Kosovës, përfshirë këtu edhe homologimin e automjeteve”, theksoi Neziraj.
Deputeti opozitar i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj (AAK) ,tha se kontrata për homologim automjetesh është marrëveshje sekrete në mes të kokave më të mëdha të shtetit, ndaj të njëjtit edhe nuk po lejojnë që të krijohen kompani të tjera homologimi, ndonëse të gjithë e dinë se kontrata bie ndesh me ligjin dhe se këtu ka ndeshje të interesave të mëdha.”Nga heshtja e sundimtarëve aktualë lë vend për dyshime të mëdha se përfitimet milionëshe nga ky biznes janë ndarë nga disa persona dhe për këtë arsye heqjen e këtyre monopoleve e provoi edhe ministri Zharku, por i njëjti nuk pati sukses”, tha ai.
Opozitari Muharremaj tha se është nonsens dhe e pakuptimtë që në tërë Kosovën të ketë vetëm një qendër homologimi dhe që të përfitojnë vetëm 4-5 persona, që janë të lidhur me pushtetin dhe që deri më tash kanë përfituar më shumë se 2 milionë e gjysmë vetëm për një vit, nga 2009, që kur ka nisur me punë kjo qendër homologimi.
Ndërsa ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, tha se premtimet e kësaj qeverie në çdo lëmi, pra edhe në ekonomi, janë larg për t’u përmbushur. “Kosova është shteti më i varfër i rajonit. Gati gjysma e popullatës është e papunë , niveli i varfërisë ekstreme është në rritje. Për çdo vit në tregun e punës hyjnë 30.000 të rinj, ndërsa vetëm diku rreth 7000 prej tyre gjejnë punë, kryesisht duke i zëvendë- suar ata që pensionohen”, tha ai. “Qeveria ka dështuar sidomos në zvogëlimin e deficitit tregtar, që është më i larti në rajon dhe se është në rritje të vazhdueshme për shkak të rritjes së mëtutjeshme të importit të mallrave që i bëjnë kompanitë monopoliste të Kosovës, përfshirë këtu edhe homologimin e automjeteve”, theksoi Neziraj./kosova sot/


