Mobi Casa

Papa Françesku: Nuk mund të bëhet shaka me besimin

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ekzistojnë kufizime në lirinë e shprehjes kur religjioni fyhet, citohet të ketë thënë Papa Françesku. Ky reagim i kreut të Kishës Katolike vije pas publikimit të karikaturave në revistën e përjavshme satirike franceze, “Charlie Hebdo”. Megjithatë, ai vuri në dukje se vrasja në emër të Perëndisë është një “absurditet”.

Papa Françesku foli me gazetarët gjatë një fluturimi nga Sri Lanka për në Filipine, transmeton Telegrafi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për sulmin në revistën franceze, ai tha se liria e shprehjes është një “e drejtë themelore e njeriut”, sikurse liria e fesë, por ajo duhet të ushtrohet “pa bërë vepra të këqija”.

Uji Dea

“Një nuk mund të provokojë, nuk mund të fyej besimin e njerëzve të tjerë, nuk mund të bëj shaka me besimin”, tha Papa, duke shtuar se çdo fe “ka dinjitetin e vet”.

Papa pohoi se do të reagonte dhunshëm po që se dikush do ta ofendonte. Ai ofroi një shembull, duke iu referuar një mikut: “një mik i imi, nëse më ofendon nënën time, atëherë do ta grushtoja”. /Telegrafi/