Panxhari, “superushqimi” dimëror

/ 2 minuta lexim

Panxhari është ushqimi i vërtetë dimëror, e shumica e njerëzve e pëlqejnë ta konsumojnë të zier, në sallatë. Por ky është dëm, sepse përpunimi termik humbet disa nga përbërësit me vlerë.

Panxhari është i pasur me acid folik, e sidomos ju përshkruhet grave shtatzëna, derisa përmban edhe shumë antioksidues, që e mbrojnë organizmin tonë prej radikalëve të lirë, pra sëmundjeve të ndryshme dhe plakjes së hershme.

Për ngjyrën e tij karakteristike, meritor është pigmenti betacianini, i cili absorbohet në gjak dhe shton qarkullimin e oksigjenit. Fibrat, me të cilat panxhari është i pasur, mund ta ulni nivelin e kolesterolit në gjak deri në 40 për qind, normalizon shtypjen e gjakut, e konsumim i rregullt mundet të parandalojë zgjerimin e venave.

Fidanishtja

Hekuri nga panxhari pastron organizmin nga helmet kështu që ky ushqim është i domosdoshëm ne shërimin e shumë sëmundjeve të shkaktuara nga helmet.

Lëngu i panxharit stimulon punën e mëlçisë dhe të lukthit dhe parandalon kapsllëkun, e në kombinim me lëngun e karotës, është i mirë kundër gihtit dhe sëmundjeve të veshkave dhe të fshikëzës së tëmthit.

(Kosova Sot Online)