RCCOLA

Panxhari ruan zemren dhe ngadaleson plakjen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

I pasur me minerale, karbohidrate, yndyrë dhe proteina panxhari është shumë i shëndetshëm. I pasur me minerale, karbohidrate, yndyrë dhe proteina panxhari është shumë i shëndetshëm. Përdoret si në kuzhinë, po ashtu edhe në mjekësinë bashkëkohore.

Ai ndikon ne parandalimin e shfaqjes së tumoreve dhe shërimin i leukemisë.Gjithashtu ai ndihmon edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut, ndërsa pozitivisht ndikon në nerva dhe punimin e trurit, nxit punën e lukthit, zorrëve dhe idhcës.

Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se nitratet në panxhar në masë të madhe ulin shtypjen e gjakut, e në këtë mënyrë edhe ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, infarktit dhe sëmundjet e veshkave.

RCCOLA

Mjafton të konsumoni 250 ml lëng panxhari për ta nxitur qarkullimin nëpër enët e gjakut nëpër tru, duke pakësuar rrezikun nga demenca dhe plakja.

Shkaku i dobive, panxharin shpeshherë. mjekët e quajnë edhe si aspirinë natyrale. Lëngu nga panxhari rrit dhe forcon qarkullimin e gjakut, ndërsa nitratet nga ajo zgjerojnë enët e gjakut, duke përmirësuar gjendjen e përgjithshme të organizmit.