Mobi Casa

Panxhari – perime çudibërëse

/ 2 minuta lexim

Panxhari është e jashtëzakonshme, shkaku se posedon substanca kundër kancerit dhe karotenoide. Kjo është perimja më e mirë për dimër. Posedon substanca që ngrohin organizmin e njeriut, prandaj edhe është ideale për muajt e ftohtë. Panxhari është përlot me antioksidues, që mbrojnë organizmin nga plakja e hershme dhe ndihmojnë në shërimin e shumë sëmundjeve. Panxhari është ilaç tradicional kundër leukemisë.

Kjo perime posedon aminoacidet betainë, që posedon substanca kundër kancerit. Terapia me panxhar, e cila nënkupton marrjen e përditshme të lëngut të panxharit, ka efekt pozitiv në shërimin e leukemisë dhe disa llojeve të kancerit. Konsumimi i rregullt i panxharit ndihmon në shërimin e sëmundjeve të shkaktuara nga stresi oksidues. Fibrat, me të cilat është i pasur panxhari, mund të ulin nivelin e kolesterolit në gjak për 40 për qind.

RCCOLA

Panxhari po ashtu normalizon shtypjen e gjakut. Panxhari ruan elasticitetin e arterieve dhe mund t’i parandalojë venat e zgjeruara. Hekuri nga panxhari është përbërës i fuqishëm në pastrimin e organizmit nga helmet. Pikërisht për këtë, është efikas në shërimin e shumë sëmundjeve të shkaktuara nga helmet.