Panxhari, për ditët e ftohta të dimrit, ju mbron dhe ju ndihmon të ruani linjat
Panxhari si ushqim i preferuar gjithmonë zë vend të lartë në listën e ushqimeve të shëndetshme. Ndihmon në shërimin e pagjakësisë te fëmijët dhe te të rinjtë, sepse përmban nivel të lartë të hekurit, si dhe acid folik, që ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Është i pasur edhe me përbërës që janë të dobishëm për lëkurë dhe flokë, por edhe me vitamina dhe me minerale që e aktivizojnë metabolizmin, pastrojnë gjakun dhe hedhin jashtë helmet. Pos vitaminave C, përmban edhe vitaminën e rrallë B12, si dhe mineralet, si kalcium, kalium, natrium dhe fosfor.
DITA E PARË: Kafjalli: një kafe pa qumësht apo çaj, dy rriska bukë të thekur; Dreka: sallatë nga panxhari, pak oriz të zier, 150 gramë mish pule; Darka: mollë të shtypur, karotë dhe panxhar.
DITA E DYTË: Kafjalli: jogurt me përqindje të ulët të yndyrës, dy rriska bukë të thekur; Dreka: panxhar të pjekur, një rriskë mish gjedhi, rrikë; Darka: dy kivi.
DITA E TRETË: Kafjalli: çaj të gjelbër, dy rriska bukë të thekur; Dreka: sallatë nga panxhari, peshk të pjekur; Darka: oriz të zier.
DITA E KATËRT: Kafjalli: jogurt me drithëra shtesë; Dreka: fasule, 150 gramë panxhar; Darka: sallatë me perime.
DITA E PESTË: Kafjalli: çaj ose kafe pa qumësht, vezë të zier, bukë të thekur; Dreka: sallatë nga karota dhe panxhari, oriz të zier; Darka: perime në tym.
(Kosova Sot)


