UBT

Panxhari i kuq dhe dardha bashkë shërojnë pesë sëmundje: Kur përgatiten sipas kësaj recete!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëse dëshironi të hani diçka vërtet të shëndetshme, përzieni dardhën dhe panxharin e kuq!

Panxhari është i pasur me minerale, shëron aneminë dhe forcon enët e gjakut, ndërsa dardha pos mineraleve dhe vitaminave përmban edhe sasi të mëdha të fibrave bimore, të cilat përshpejtojnë tretjen.

Përveç kësaj, ajo përmban edhe shumë pektine, të cilat zvogëlojnë kolesterinën dhe stabilizojnë nivelin e glukozës në gjak, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 500 g panxhar të kuq,
– 50 ml uthull balsamike,
– gjysmë luge të vogël piper të bardhë,
– 150 g dardha,
– 50 g xhelatinë boronice,
– një lugë qull mielli,
– një lugë sheqer,
– pak kripë.

Fundamenti

Përgatitja:

Panxharin lajeni, qërojeni dhe priteni në feta të holla. Në tenxhere qiteni uthullën, 1 dl ujë, marinoni me kripë dhe piper, shtoni panxharin dhe zieni në zjarr të lehtë.

Dardhat lani, qëroni, hiqjani farat dhe pritni në feta. Para se panxhari të zbutet tërësisht, shtoni dardhat dhe zieni edhe dhjetë minuta.

Para se ta shërbeni, tundeni qullin e miellit me 2 lugë ujë dhe me xhelatinën e boronicës, shtojani panxharit dhe përzieni derisa të dendësohet pak.

Sipas dëshirës qitni edhe pak uthull dhe piper të bardhë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.