Panxhari, bima shëruese plot minerale që ngadalëson plakjen
Në popull konsiderohet se nuk ekziston diçka e “prishur” në organizëm e që panxhari se “rregullon” dhe kjo nuk është pa arsye!
Panxhari sot konsiderohet si një nga perimet më të dobishme dhe më shëruese, që është tepër e pasur me vitamina dhe minerale, proteina, yndyra dhe karbohidrate. Nga mineralet përmban- kalcium, kalium, natrium, fosfor, magnez, hekur, fluor, mangan, bakër, jod, squfur, litium.
Nga vitaminat është e pasur me vitamina B1, B2, C. Ngjyra e kuqe e panxharit rrjedh nga antocianina që nxit përtëritjen e gjakut derisa krejt bima vepron kundër kancerit.
Me konsumimin e rregullt të panxharit parandalohet humbja e mineraleve nga eshtrat dhe dhëmbët, plakja ngadalësohet, pasqyra e gjakut përmirësohet, si dhe parandalohet arteroskleroza. Shkaku i përbërësve që posedon, konsumimi i panxharit rregullon shtypjen e gjakut, ul nivelin e kolesterolit, e pastron mëlçinë dhe veshkat si dhe enët e gjakut.
Konsumimi i panxharit sidomos ju preferohet atyre personave që kanë mëlçi të yndyrshme. Ka efekt të dobishëm në imunitet derisa e lufton edhe gripin, viruset si dhe sëmundjet e lukthit.
(Kosova Sot)


