United Hospital

Panxha: Shumë prodhues kanë deklaruar rënie të të hyrave për 60%, shkak pandemia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka thënë shumë prodhues vendës kanë deklaruar rënie të të hyrave për 60%, pas përhapjes së Coronavirusit.

Panxha në një intervistë për Ekonomia Online, shtoi se nëse do të ketë ende masa shtrënguese për mbrojtjen e shëndetit publik dëmet në ekonomi do të jenë edhe më të mëdha.“Ne kemi bërë një anketë në organizatat të tjera biznesore Odën gjermane, Këshillin e Investitorëve Evropian dhe Organizata të tjera të dhënat që kanë dal në fazën e parë që i kemi bërë pjesën e mbetur të muajit mars dhe prill tregojnë, që 60% e kompanive janë afektuar në masë të madhe nga masat e ndërmarra nga Qeveria”.“Ka edhe prodhues që kanë raportuar që të hyrat kanë shënuar rënie deri në 60%. Pandemia është duke e prekur sektorin e prodhimit dhe nëse do të kemi ende masa shtrënguese për mbrojtjen e shëndetit publik dëmet në ekonomi do të jenë më të mëdha”, shtoi Panxha.

Eco Higjiena

Ai tha se ende nuk është i informuar për humbjet në vlerën monetare, mirëpo ka zvogëlim të punësimit në sektorin e prodhimit sepse ka mungesë të pagave për punëtorë.

Mes tjerash, Panxha ka thënë se mbyllja e sektorit të gastronomisë është humbje e tregut për prodhuesit e lëngjeve dhe prodhuesit e produkteve ushqimore, raporton EO.“Humbjet në vlerën monetare nuk mund të dimë sa kanë qenë, mirëpo ka zvogëlim të punësimit në sektorin e prodhimit sepse nuk ka mjete për t’i paguar pagat e tyre. Shumica e kompanive janë mikro të vogla dhe janë shumë të ndjeshme ndaj çdo shoku që vjen nga jashtë. Në këtë rast pandemia i ka prekur këto kompani”.“Mbyllja e sektorit të gastronomisë është humbje e tregut për prodhuesit e lëngjeve dhe prodhuesit e produkteve ushqimore. Nuk e dimë saktësisht numrin e humbjeve të vendit të punës, por do të fillojmë me anketa të tjera të shohim se sa janë humbjet”, shtoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.