ARKATANA

Panucci kërkon që djemtë kuqezi të reagojnë pas humbjes nga Kosova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës fillon nga ora 16:00, derisa do të zhvillohet pa shikues në Evian në Francës.

Në prag të ndeshjes me Ukrainën, Cristian Panucci ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur për situatën në ambientin kuqezi, pas asaj humbjeje tronditëse ndaj Kosovës.

Trajneri i Shqipërisë theksoi se lojtarët janë të ndërgjegjshëm për atë “black out” që u ndodhi me Kosovën dhe të gjithë duam të tregojmë ndaj Ukrainës, se ne nuk jemi ata që u shfaqën në Cyrih, transmeton Super Sport.

“Kemi folur dhe jemi përballur, ndaj besoj se jemi të gjithë koshientë që kemi bërë një ndeshje të shëmtuar ndaj Kosovës. Jam i bindur që të dielën do të nxjerrim në pah krenarinë dhe dëshirën për të bërë mirë dhe më pas do të shkojmë me pushime”, deklaroi Panucci.

Uji Dea

Ai është i bindur se djemtë do të reagojnë. “Nuk ka ndeshje të vështira apo të thjeshta. Në futboll ndodh që të përjetosh një “Black Out” dhe këtë përjetuam edhe ne me Kosovën. Kam parë në sy lojtarët e mi dhe jam i bindur që me Kosovën nuk ishin ata që unë njoh. Të gjithë ishin të mërzitur për paraqitjen dhe në të tilla raste, duhet ulur koka për të punuar dhe për të reaguar”, tha tutje trajneri italian, përcjell albinfo.ch.

Ai më pas foli edhe për ndeshjen me Ukrainën. “Diçka duhet të bëjmë dhe diçka do të ndryshojmë. Nuk dua të përcjell justifikime, por këta janë lojtarët që kemi të grumbulluar. Megjithatë do të provojmë të ndryshojmë diçka”, theksoi tutje Panucci.

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës fillon nga ora 16:00, derisa do të zhvillohet pa shikues në Evian në Francës.

http://www.albinfo.ch/panucci-kerkon-qe-djemte-kuqezi-te-reagojne-pas-humbjes-nga-kosova/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.