Hidromorava

Panucci i fton 4 debutues për ndeshjet e tetorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Përballë kritikave gjithmonë e më në rritje dhe me nevojën për të krijuar boshtin e duhur në Ligën e Kombeve të UEFA-s, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit ka prezantuar disa risi në listën e fundit.
Katër futbollistë debutues janë përfshirë për ndeshjet e këtij muaji, fillimisht miqësorja me Jordaninë në shtëpi dhe më pas impenjimi zyrtar në transfertë ndaj Izraelit.

Christian Panucci është bindur për të grumbulluar mbrojtësin Egli Kaja, që aktivizohet në radhët e skocezëve të Livingstone; Kastriot Dermaku, që luan në radhët e ekipit të Cosenzas; si dhe dy sulmues, të cilët kanë marrë ftesën e trajnerit Panucci për këto dy ndeshje.

Ish-sulmuesi i Laçit, Myrto Uzuni, i cili që nga ky sezon luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, si dhe Giaccomo Vrioni, që vjen nga Venecia.

Mobi Casa

Ndërkohë, vijojnë të jenë të dëmtuar dhe në fazën e tyre të riaftësimit futbollistët Roshi e Sadiku, në një kohë që skuadrës i është bashkuar edhe Eros Grezda, i cili në grumbullimin e fundit, për probleme fizike nuk ishte në dispozicion të grupit. Në total janë 25 futbollistë.

Kuqezinjtë impenjohen të mërkurën e 10 qershorit në “Elbasan Arena” me Jordaninë, e më pas luajnë në stadiumin e Ber Shevës ndaj Izraelit, më 14 Tetor, për Ligën e Kombeve./TCH/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.