Eko Higjiena

Pandëshkueshmëria e stimuloi korrupsionin

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Sistemi i dobët juridik ishte instaluar nga vetë organizata e Kombeve të Bashkuara me misionin e UNMIK-ut, i cili kishte vepruar në vendin tonë për një kohë të gjatë, derisa mospuna e tij adekuate në bazë të kushteve të Kosovës, që kishte dalë atëkohë nga lufta, ishin krijuar kushtet që krimi të mos ndëshkohej duke ndikuar më pastaj edhe në afera korruptive, të cilat në shumicën e rasteve as që janë hetuar, zbuluar apo dënuar. Kjo gjë ndodhi edhe me vitet e paspavarësisë së Kosovës. Kështu të paktën kanë vlerë- suar analistët dhe specialistët e fushës së drejtësisë, të cilët kanë alarmu

DUKURITË E KËQIJA JANË RRËNJOSUR THELLË NË SHOQËRINË KOSOVARE

“Mosndëshkueshmëria me siguri se e stimulon edhe korrupsionin, por edhe veprimet e tjera, të cilat përveçqë janë joligjore, e dëmtojnë shumë kredibilitetin e Kosovës dhe japin një ndjenjë tepër të hidhët apo të keqe tek e gjithë popullata e Kosovës”, ka deklaruar avokati Tomë Gashi

Smaka: Korrupsioni është si pasojë direkte e klasës politike të korruptuar

Sistemi i dobët juridik ishte instaluar nga vetë organizata e Kombeve të Bashkuara me misionin e UNMIK-ut, i cili kishte vepruar në vendin tonë për një kohë të gjatë, derisa mospuna e tij adekuate në bazë të kushteve të Kosovës, që kishte dalë atëkohë nga lufta, ishin krijuar kushtet që krimi të mos ndëshkohej duke ndikuar më pastaj edhe në afera korruptive, të cilat në shumicën e rasteve as që janë hetuar, zbuluar apo dënuar. Kjo gjë ndodhi edhe me vitet e paspavarësisë së Kosovës. Kështu të paktën kanë vlerë- suar analistët dhe specialistët e fushës së drejtësisë, të cilët kanë alarmuar se mos ndëshkueshmëria e rasteve të caktuara, stimulon edhe korrupsionin, por edhe veprimet e tjera, të cilat përveçse janë joligjore, po ashtu e dëmtojnë shumë edhe kredibilitetin e Kosovës.

Analistët shprehen se është lejuar rritja e korrupsionit në mënyrë graduale, sidomos pas pavarësisë së vendit nga vet institucionet e dobëta të sundimit të ligjit, e që tashmë ai është shndërruar në një kulturë që është vështirë që t’i priten rrënjët. Kjo edhe për faktin e mosgatishmërisë së këtyre institucioneve për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe kësisoj sot kemi një vend anarkik, ku shkelen të drejtat më elementare njerëzore, ngase frika e institucioneve për zbatimin e ligjit që të ballafaqohen me të ashtuquajturit, ‘peshqit e mëdhenj’ e kanë vu këtë vend para një situate tepër të rëndë për qytetarët dhe me mungesë të një demokracie të shëndoshë, shkruan gazeta Kosova Sot.

Hidromorava

Teknika korruptive

Profesori i së drejtës, Riza Smaka, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se institucionet e dobë- ta qëllimisht janë themeluar me metodologji dhe teknikë korruptive, ngase në fillim janë caktuar njerëzit jo të kualifikuar, dhe pameritorë në pozita e funksione delikate, të cilët nuk kishin dhe nuk kanë kapacitet për t’i kryer punët elementare, të cilat u janë besuar. Së këndejmi, sipas tij, vjen edhe puna e dobët pasi ju mungon kapaciteti për t’i kryer punët me cilësi. “Prandaj, korrupsioni është si pasojë direkte e klasës politike të korruptuar, pasi e korruptuar është apriori kur po e zëmë në funksione të caktuara i mbajnë individët, të cilët nuk kanë kompetenca profesionale, nuk kanë eksperienca të mjaftueshme. Por, në mënyrë korruptive janë fryrë edhe funksionet në institucionet e vendit, e që ato nuk funksionojnë dot, derisa në anën tjetër individët e caktuar që ushtrojnë pushtet arbitrar, ilegal dirigjojnë, diktojnë pezullojnë procese të caktuara por edhe urdhërojnë që të zhduken lëndët, pastaj parashkruhen ato, nuk vendosen, nuk gjykohen etj. Këtu po e marrim vetëm një shembull, ligjin për Trepçën, ku atë ligj unë do ta kisha përgatitur për 3 ditë, e sa ka njerëz të tjerë që janë më të zot sesa unë të cilët kishin mundur ta përgatitin këtë edhe më shpejtë. Në anën tjetër nëse e shikojmë tekstin ai ka gabime gjuhësore, terminologjike, po ashtu ka lëshime juridike e materiale dhe të cilin ligj e procedojnë me shpejtësi në mënyrë korruptive dhe pa nevojë duke i dhënë kësisoj shkas listës, ‘Srbska’ për ta kontestuar”, është shprehur Smaka.

Sipas tij, e tërë kjo është pasojë e korrupsionit. “Korrupsioni është një infeksion shumë i thellë në shoqërinë politike kosovare në të gjitha proceset, që ajo po kalon dhe si i tillë korrupsioni tepër vështirë mund të zhduket pasi ai i ka rrënjët tepër thellë nëpër të gjitha institucionet e vendit, sikurse në administratën publike, ashtu edhe në gjyqësor e në institucionet politike, siç është kuvendi, qeveria e cila në mënyrë korruptive e dikton punën e kuvendit”, është shprehur ai.

Sistemi i dobët juridik

Ndërkaq, avokati Tomë Gashi thotë se fillimisht sistemi i dobët juridik është instaluar nga vet Kombet e Bashkuara, respektivisht nga UNMIK-u, i cili ka qenë këtu përafërsisht për decenie, derisa shtoi se me mos punën e tyre adekuate në bazë të kushteve të Kosovës, e cila ka dalë nga lufta, janë krijuar kushte që krimi të mos ndëshkohet dhe kjo ka ndikuar më pastaj edhe në afera korruptive, të cilat në shumicën e rasteve as që janë hetuar, as zbuluar dhe as që janë dënuar. “Me siguri se sistemi i dobët juridik menjëherë pas luftës ka ndikuar që edhe sot të jemi përafërsisht në gjendje të njëjtë, edhe pse lufta ka përfunduar që 17 vite, derisa mos ndëshkueshmëria me siguri se e stimulon edhe korrupsionin, por edhe veprimet e tjera, të cilat përveçqë janë jo ligjore e dëmtojnë shumë kredibilitetin e Kosovës dhe japin një ndjenjë tepër të hidhët apo të keqe tek e gjithë popullata e Kosovës”, ka deklaruar, avokati Tomë Gashi për gazetën “Kosova Sot”