Pandemia ndikoi në zvarritjen e lëndëve gjyqësore për të drejtat e punëtorëve

Pandemia ka shkaktuar zvarritje të zgjidhjes së lëndëve gjyqësore që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në vendin e tyre të punës, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Kushtrim Shaipi, hulumtues në Iniciativën Kosovare për Stabilitet, ka thënë se ndryshimi i ecurisë së punës si rrjedhojë e pandemisë, ka afektuar punëtorët.“Në qoftë se ndalim dhe analizojmë vetëm vitet e fundit që kanë ndodhur në tregun e punës kuptojmë një ndryshim që i ka afektuar të gjithë sektorët por jo krejt njëtrajtësisht. Vetëm gjatë vitit të fundit një pjesë e madhe e njerëzve kanë filluar të punojnë prej shtëpisë. Ky është një aspekt që për disa ka qenë përmirësim në jetën private për disa përkeqësim”.“Për disa ka qenë edhe përmirësim i performancës në punë. Ngjarjet e viteve të fundit dhe masat e aplikuara i kanë afektuar jo njëtrajtësisht njerëzit në vendin e punës. Edhe vetë fakti me qëndrua në vendin e punës me maskë gjatë tërë ditës është mjaft i vështirë si ndryshim për shumë persona”, shtoi Shaipi.

Tutje, ai thotë se paga minimale në Kosovë është qesharake dhe nuk mbulon as shpenzimet bazike.

Ai theksoi se nga anketat e fundit që kanë realizuar 60% e të rinjve dëshirojë punësim jashtë vendit.“Paga minimale është çështje që është diskutuar me vite tashmë. Unë jam ithtarë i asaj se në qoftë se përcaktojmë pagë minimale qëllimi i saj duhet të përmbushet. Do të thotë ajo pagë duhet t’i mundësoj një personi jetë të dinjitetshme. Paga minimale aktuale është qesharake dhe nuk përmbushë as koston e qiramarrjes për një muaj në kryeqytet apo edhe qendrat kryesore te Kosovës. Do të thotë në qoftë se dikush do të duhet të marrë me qira banesë për të jetuar edhe paguhet me pagë minimale ai në fillim të muajit është zero. Mbijetesa e tij do të ishte e pamundur. Brenda pak kohësh do të kemi mundësi të lëvizim më lirshëm drejt BE-së”.

“Atëherë edhe bizneset që edhe tash janë duke pasur vështirësi të rekrutojnë punëtorë me paga të tilla puna e tyre do të mbyllet sepse anketat e fundit që i kemi realizuar tregojnë që mbi 60% e të rinjve dëshirojnë të gjejnë punësim jashtë vendit dhe nuk janë të interesuar për shkak të pagës, për shkak të kushteve. Inspektorati i punës ka qenë në periudhën e fundit ka qenë më i angazhuar se në periudhat paraprake për shkak se ka pasur përgjegjësi për zbatimin e masave anti-Covid”, tha ai.

Përderisa kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovë, Avni Ajdini, tha se kërkesat për rritje të pagës minimale kanë hasur në vesh të shurdhër.Sipas tij, marrëveshja kolektive nacionale duhet të nënshkruhet nga BSPK-ja, kryeministri dhe nga Oda Ekonomike e Kosovës, raporton EO.

“Të drejtat e punëtorëve janë duke u shkelur mjaft sepse pas luftës të drejtat e tyre nuk janë realizuar në kërkesë të atyre edhe pse është nënshkruar një marrëveshje kolektive në të kaluarën megjithatë ka pasur një progres në atë drejtim mirëpo sa i përket pagës minimale nuk ka pasur progres sepse paga minimale është 170 euro. Kështu që BSPKA-ja ka kërkuar që kjo pagë të ngritet me vite të tëra mirëpo kërkesa jonë ka hasur në vesh të shurdhër. Megjithatë jo vetëm që paga minimale dhe marrëveshja kolektive që është problem por edhe siguria dhe shëndeti. Nuk ka vend në botë që punon pa siguri. Nuk ka vend në botë që polici punon pa siguri dhe shëndetin në punë”.

“Është edhe skema pensionale, niveli i pagave sipas ligjit kështu që ka mjaft probleme që shkelen të drejtat e punëtorëve te ne në Kosovë por edhe të gjinisë femërore sepse largohen nga puna nëse punëdhënësi kupton se gruaja është shtatzënë. Tjetra është që punëtori ka kontratë që të punojë 8 orë, ndërsa punëdhënësi e shtin me punuar 12 orë. Nëse ankohemi te inspektorati i punës i cili bënë edhe inspektimin aty e gjen me letra. Aq sa punon punëtori duhet të paguhet. Edhe sot e kësaj dite nuk kemi mundur që ta bëjmë një nënshkrim të marrëveshjes kolektive. Edhe pse unë i kam bërë një shkresë ministrit të financave Hekuran Murati nuk ka reflektuar ende. Marrëveshja kolektive nacionale duhet të nënshkruhet nga BSPK-ja nga kryeministri dhe nga Oda Ekonomike e Kosovës”, tha Ajdini.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS