Pandemia dukshëm e ka shtuar dhunën në familje

Gjilan – Në dy raste të ndara në Gjilan cak i sulmit ishin bashkëshortja dhe ish bashkëshortja. Në rastin e parë i dyshuari e kë kanosur ish bashkëshorten përmes telefonit kurse në rastin e dytë i dyshuari e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Në rastin e parë që ka ndodhur në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit kishte kanosur viktimën (ish bashkëshorten e tij) femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Edhe në rastin e dytë i ndodhur gjithashtu në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht (bashkëshorten e tij) viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/