Eko Higjiena

Pandemia COVID-19, Kosova nënshkruan marrëveshje prej 15 milionë euro me Bankën Botërore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor e Bankës Botërore Linda Van Gelder, pas negocimit tё suksesshëm kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financimi shtesë”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Qëllimi kryesor i marrëveshjes mbetet vazhdimësia e përgjigjes ndaj pandemisë përmes financimit për të mundësuar parandalimin, detektimin dhe reagimin ndaj COVID-19, si dhe për të ngritur kapacitetet e duhura në sistemet kombëtare të shëndetit publik”.

“Kjo marrëveshje kap vlerën totale prej 15 milionë euro dhe vjen si vazhdimësi e Marrëveshjes bazё, tё nënshkruar me datë 29 qershor 2020 me Bankën Botërore, e cila veçse kishte siguruar 46 milionë euro për menaxhim dhe reagim emergjent ndaj pandemisë.

UBT

Projekti do të mundësojë prokurimin e vaksinave kundër COVID-19, vaksinimin efektiv të popullatës, përmirësimin e sistemit të imunizimit, zhvillimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave mjekësore, prokurimin emergjent të barnave esenciale për trajtim të COVID-19 dhe të ngjashmeve, si dhe zhvillimin e strategjisë shëndetësore, mes tjerash”, thuhet në njoftim.

Rikujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve poashtu ka përcaktuar masat për Ringjallje Ekonomike tё vendit tё cilat synojnë tё adresojnë vёshtirёsitё e shkaktuara nga pandemia COVID-19, ndёr tё tjera duke stabilizuar aktivitetin ekonomik nё Republikёn e Kosovёs. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.