ARKATANA

Panaxhyri i Gjilanit bashkon 120 biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me pjesëmarrje të 120 bizneseve prodhuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi, ka nisur sot Panaxhyri treditor i Gjilanit, i cili është organizuar nga Komuna e Gjilanit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë.

Hapjen zyrtare të Panaxhyrit e ka bërë kryetari Lutfi Haziri, u.d. e ministres së Tregtisë, Arbëreshë Krasniqi dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

“Ky është Panaxhyri më i madh regjional që e kemi organizuar falë mbështetjes së madhe të ministres në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë dhe ambasadorit Minxhozi. Do të shkojmë duke e zgjeruar, jo vetëm në qytet, por edhe me biznese të tjera në mënyrë që ta rikthejmë gjithë atë nostalgji që e kemi pasur. Kjo u mundëson bizneseve vendore dhe atyre të regjionit që të krijojnë ura bashkëpunimi në funksion të zhvillimit lokal ekonomik”, ka thënë në fjalën e rastit kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke njoftuar se në vitin e ardhshëm Gjilani do të bllokohet nga veturat për t’i dhënë jehonë edhe më të madhe kësaj ngjarje.

U.D. e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, tha se ndihet mirë që Komuna e Gjilanit është vendi që po i bashkon bizneset rajonale, duke shtuar se kjo mundësi e bashkëpunimit e fuqizon ekonominë e Kosovës.

“Pa asnjë dyshim Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka mbështetur funksionalizimin e këtij panairi dhe po e ritheksoj se do të vazhdojmë mbështetjen edhe në panairet e radhës për bizneset që i japin kuptim ekonomisë sonë. Kjo pjesëmarrje e madhe e bizneseve tregon se kanë pasur nevojë të takohen dhe të shkëmbejnë përvojat e angazhimet e tyre”, tha Krasniqi.

ARKATANA

Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se për kuriozitet, 42 kompanitë nga Shqipëria për herë të parë vijnë sot në Gjilan.

“Ishte një mendim i përbashkët që në Gjilan duhet të mblidhemi, jo thjeshtë për të demonstruar produktet tona më të mira, por për të demonstruar vullnetin që ky panair të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme me një përkushtim edhe më të madh për të arritur atë që duam, shkëmbimi i përvojave të bizneseve. Urime dhe suksese”, është shprehur ambasadori Minxhozi.

Përpos promovimit të prodhimeve vendore, Panaxhyri Gjilani 2018 ka karakter edhe kulturor e sportiv, ku të enjten në ora 10:00 bëhet hapja e Panairit të Sportit para teatrit të qytetit, për të vazhduar në ora 15:00 me turneun në futboll me pjesëmarrje të klubeve nga Gjilani, Prishtina, Tirana e Tetova.

Panaxhyri Gjilani 2018 mbyllet të premten në ora 15:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.