Hidromorava

Panathinaikos nuk shlyen pagat, Kaçe dhe bashkëlojtarët s’dalin në stërvitje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Vazhdojnë problemet për mesfushorin kuqezi, Ergys Kaçe, këtë herë jo për shkaqe aktivizimi, por për çështje financiare.

Kaçe, i cili prej fillimit të këtij sezoni është pjesë e skuadrës së Panathinaikosit, së bashku me pjesën tjetër të ekipit nuk ka zhvilluar seancën stërvitore, në shenjë proteste ndaj drejtuesve të klubit, të cilët, sipas asaj që raportojnë mediat helene, nuk kanë dhënë pagat e lojtarëve.

Ekipi ia ka bërë të qartë presidentit të Panathinaikosit, Vasilis Konstantinou, se ata nuk do të stërviten deri në momentin që pagat do të kalojnë në llogarinë e tyre. Mediat greke, ndër tjera, shkruajnë se hera e fundit kur futbollistët janë paguar ka qënë në muaji tetor.

Eco Higjiena

Pas heqjes së tri pikëve nga ana e Federatës Greke të Futbollit për shkak se klubi nuk i kishte paguar 500 mijë euro mesfushorit Jens Wemmer, i cili më herët ka qenë pjesë e Panathinaikosit, këtë herë do t’i duhet të përballet dhe me revoltën e pjesës tjetër të skuadrës. Krahas situatës së rëndë financiare problematik mbetet edhe klasifikimi, pasi skuadra rrezikon rënien nga kategoria.

Situatë aspak e favorshme për Ergys Kaçen, i cili pas një periudhe jo dhe aq të mirë te Viktoria Plzen, ku nuk mund të gjente shumë hapësira, dhe rikthimi te Panathinaikos është shoqëruar me të tjera probleme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.