Fundamenti

Panairi i prodhimeve vendore promovoi bizneset lokale në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Panairi i prodhimeve vendore mbrëmë mblidhi në sheshin e qytetit biznese lokale të cilët patën mundësinë të prezantojnë produktet e tyre. Në këtë aktivitet qytetarët kishin mundësi që të informoheshin për produktet e bëra në Kamenicë dhe regjion.

Në këtë panair i cili u organizua në kuadër të Kamenica Summer Fest bizneset që morën pjesë kanë ekspozuar produkte të ndryshme, nga ushqimet tradicionale deri tek artizanatet dhe produkte të tjera që pasqyrojnë kreativitetin dhe pasurinë e Kamenicës.

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka, theksoi rëndësinë e këtij panairi për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve lokale.

Uji Dea

“Ky panair është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar produktet që krijohen nga pasioni dhe puna e palodhur e bizneseve tona. Ne si komunë po bëjmë të pamundurën për të mbështetur zhvillimin e bizneseve lokale, dhe ky aktivitet është një shembull i shkëlqyer se si mund të bashkëpunojmë dhe të rrisim kapacitetet tona. Panairet e tilla janë mundësi për të afruar konsumatorët me produktet që janë të prodhuara pranë tyre” u shpreh Leka.

Ky panair ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për vizitorët që të njohin më mirë produktet lokale dhe të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.