UBT

Panairi i librit për të 40 herë me radhë mbahet në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Panairi i Librit organizohet në Gjilan nga datat 16 deri 19 tetor dhe mbahet për të 40 herë me radhë. Në të pritet të marrin pjesë mbi 50 shtëpi botuese ka thënë Veton Nevzadi.

Panairi i librit manifestim ky tashmë tradicional edhe sivjet pritet të mbahet për të 40 herë me radhë dhe me pjesëmarrjen e shumë shtëpive botues nga trevat shqiptare. Në një takim me gazetarët Veton Nevzadi drejtor i kulturës dhe Shefki Osmani drejtor i Bibliotekës “Fan S. Noli” kanë folur për organizimin e kësaj ngjarjeje kulturore.

Veton Nevzadi tha se Panairi i Librit organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës kurse në të pritet të marrin pjesë mbi 50 shtëpi botuese. Panairi fillon më 16 tetor dhe mbaron më 19 tetor, ku edhe janë paraparë shumë aktivitete të ndryshme tha ai.

Mobi Casa

Shefki Osmani ndërkaq tha se në këtë panair pjesëmarrjen e kanë konfirmuar shtëpi të njohura nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova. Osmani tha se në kuadër të manifestimit të librit organizohen aktivitete të shumta kulturore, duke përfshirë edhe veprimtarinë shkencore të Idriz Ajetit me rastin e 95 vjetorit të lindjes si dhe do të organizohet një takim për nder të veprimtarisë profesionale të dr. Bahtijar Kryeziut.

Në kuadër të panairit janë paraparë edhe paraqitje të studiuesve eminent të gjuhësisë shqiptare si Gjovalin Shkurtaj, Emil Lale dhe Ali Jashari tha Osmani./rajonipress/