FIDANISHTJA

“Panairi 2014” pushton qytetin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të shtunën është hapur zyrtarisht panairi i produkteve vendore “Gjilani 2014”. Lutfi Haziri në hapjen e këtij panairi tha se Gjilani ka me çka të mburret dhe ka çka të ofrojë nga prodhimet e veta. Luta këtë panairi e quajti “Panagjyri i Gjilanit” dhe ka premtuar që edhe në të ardhmen të organizohen këso ngjarje ku ekspozohen prodhimet vendore.

Gjilani të shtunën ka pasur një pamje krejt tjetër pasiqë stendat e vendosura për nder të panairit 2014 kishin pushtuar tërë qendrën e Gjilanit. Gjilani sot i ngjasonte “panagjyrit” të moçëm që si traditë e ka ruajtur me vite ky qytet, raporton rajonipress.

Organizatori Ismajl Jonuzi drejtor i zhvillimit ekonomik tha se Komuna e Gjilanit përmes këtij panairi ka treguar se i mbështet prodhuesit e Anamoravës dhe të gjithë ata që bëjnë përpjekje për të pasur në shtëpitë e tyre prodhimet tona. “Unë jam i lumtur që sot kemi bërë këtë prezantim me ndihmën e Komisionit Evropian dhe sigurisht edhe në të ardhmen këso ngjarjesh do të organizojmë me të vetmin qëllim që t`i stimulojmë prodhuesit tanë” tha Jonuzi.

Lutfi Haziri ndërkaq i shoqëruar edhe nga Bajrush Ymeri, Rexhep Kadriu e Ismajl Jonuzi ka prerë shiriti e Panairit.

Haziri tha se Gjilani ka prodhues të njohur dhe të afirmuar edhe përtej Afrikës. “Gjilani ka çka të ofrojë dhe ka çka të tregojë me prodhimet e veta. Ky lloj panagjyri sot vërtet po më bënë krenar sepse kemi edhe mërgimtarët tanë që po na vizitojnë dhe kanë mundësi që të shijojnë prodhimet vendore”.

GRANDEMALL

Haziri tha se Gjilani edhe në tetor pret ta organizojë “panagjyrin e bereqetit” dhe edhe ajo ngjarje është një rast u mirë për prodhuesit.”Komuna e Gjilanit asnjëherë nuk i ka lënë pasdore prodhuesit, veçmas nga koha ime ku me tërë sinqeritetin jam munduar që atyre t`ua lehtësojmë procedurat” tha Haziri.

Ndryshe në panair janë duke ekspozuar dhjetëra tregtar prodhimet e tyre. Dominojë prodhimet e mjaltit, pemëve e perimeve, por edhe prodhime nga metali.

Metush Maksuti prodhues i mjaltit tha për rajonipress se është i befasuar për të mirë me organizimin e Panairit.”Vërtet ky është një rast i rrallë që neve na jepet mundësia për të ofruar prodhimet tona para qytetarëve” tha Maksuti.

Panairi mbetet i hapur deri më 3 gusht derisa qëllim i tij mbetet promovimi dhe shitja e produkteve vendore, të cilat ofrohen nga kompanitë e këtij regjion.

Panairi organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Qendrën Regjionale të Marketingut – Lindje, si zyrë ndër komunale për stimulimin e marketingut të produkteve vendore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.