ARKATANA

PAN optimist për javën e ardhshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga koalicioni PDK-AAK-Nisma janë optimist se java e ardhshme mund të jetë me zhvillime pozitive për krijimin e institucioneve të reja. Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë për lajmi.net se kjo mund të ndodhë pasi ka pasur reflektim të një spektri politik parlamentar.

“Java që po vjen dhe reflektimi pozitiv i një pjese të spektrit politik parlamentar, besojmë që do të jetë me zhvillime pozitive në kuptim të bërjes së institucioneve të reja”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Lekaj ka deklaruar se disa parti duke aluduar në VV-në dhe LDK-në e kanë shfrytëzuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke vonuar sipas tij qëllimshëm zgjedhjen e qeverisë.

“Ata kanë dashtë që duke shfrytëzuar një “pikë” të dobët në këtë drejtim atë të refuzimit të kandidaturës së koalicionit tonë për kryetar Kuvendi, kanë vonuar qëllimshëm zgjedhjen e qeverisë dhe vazhdimin e punëve të shumta që e presin Kosovën. Pra nuk e kanë pasur as më të voglën përgjegjësi që ta ndihmojnë procesin duke mos pranuar se kryetari i Kuvendit i takon PAN-it”, ka thënë Pal Lekaj për lajmi.net

UBT

Deputeti i PAN-it ka thënë se këto parti kanë dashur që të përfitojnë në aspektin elektoral, por që e kanë dëmtuar të ardhmen e vendit.

Enver Hoxhaj ditë më parë në seancën e Kuvendit deklaroi se koalicionit PAN i duhen afro dy javë për t’i siguruar votat për kryetarin e Kuvendit.

Ndërsa kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë vazhdimisht se votat për qeverinë i ka të siguruara. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.