Eko Higjiena

PAN-i, para testit të madh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Liderët e koalicionit PAN mund të kenë dalë të fituar nga betejat e luftës, mirëpo kjo që po u paraqitet tani, në paqe, duket se do t’i sfidojë përtej pritshmërive të tyre. Haradinaj tashmë ka humbur betejën e parë pas refuzimit që ia bënë LVV-LAA-ja, por a do ta humbë edhe luftën, kjo mbetet të shihet gjatë javës së ardhshme. Ora ka nisur të ecën prapa për të, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Beteja e paqes po del më e vështirë sesa kanë parashikuar “Krahu i luftës” apo liderët e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN).

Kur tashmë numërimi së prapthi ka nisur për fromimin e Qeverisë, ata ende nuk kanë siguruar numrat e nevojshëm për ta bërë atë.

I nominuari për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, edhe dje u zotua para shefes së Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, se shumë shpejt do t’i krijojë institucionet, shkruan “Zëri”.

UBT

Por, premtimi i tij pas rezultateve të para që dolën nga zgjedhjet, se javën e parë do ta formojë Qeverinë, tashmë duket i pamundur.

E, analistët e shohin të vështirë edhe në javën e dytë, të tretën apo gjatë tërë muajit. Ata madje nuk përjashtojnë mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

E për t’ia vështirësuar punën Haradinajt po përkujdesen edhe dy blloqet tjera politike, lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LAA.

Pas refuzimit që ia bënë ftesës së Haradinajt për takim, përfaqësuesit e këtyre partive thonë se në mesin e tyre nuk ka votë për qeverinë “Haradinaj”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.