Hidromorava

“PAN-i nuk i ka votat për kryeparlamentar, seanca e 3 gushtit do të shtyhet”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Seanca konstituive e 3 gushtit mund që të mos i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja. Kjo pasi pritet që seanca e cila është paraparë për të enjten të bllokohet. Kështu të paktën thotë analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online.

Sipas Tahirit, seanca konstituive do të bllokohet e do të shtyhet për një ditë tjetër, ngase i nominuari për kryetar të Kuvendit, Kadri Veseli, nuk i ka votat e mjaftueshme.

“PAN është përcaktuar që bartësi i listës, Kadri Veseli të jetë kandidat për kryeparlamentar. I mbetet deputetëve që pas verifikimeve të mandateve të tyre si deputetë ta votojnë Kadri Veselin si kryepalamentar. Janë deklaruar se nuk do ta votojnë dhe duket se Kadri Veseli nuk do t’i ketë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedh kryetar Kuvendi. Nëse kjo ndodh atëherë mbledhja konsiderohet e pa përfunduar”, u shpreh Tahiri.

Ai për Ekonomia Online ka thënë po ashtu se nëse bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë do të duhet ende punë deri në formimin e Qeverisë.

United Hospital

Arsyeja pse Kosova po përballet me kriza të tilla institucionale, sipas Tahirit është mungesa e reformës zgjedhore.

“Kosova duhet të bëjë reformë zgjedhore sepse po ballafaqohemi me ngërçe politike, me kriza institucionale dhe asnjëherë nuk po kemi mandat të plotë katërvjeçar”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se cilido koalicion apo subjekt politik i cili dëshmon se i ka votat atëherë Presidenti duhet t’ia jep mandatin për formimin e institucioneve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.