Uji Dea

PAN-i e LVV-ja: Nuk ka nevojë për qeveri gjithëpërfshirëse

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i AAK-së (nga koalicioni PAN) Pal Lekaj ka vlerësuar se zgjedhjet e 11 qershorit kanë treguar se kush është fitues e kush është humbës.

“Këto zgjedhje kanë nxjerrë fituesin dhe fituesi në konsultim me të gjithë faktorët relevantë do ta krijojë Qeverinë, e cila do t’u japë zgjidhje të drejtë të gjitha çështjeve të cilat kanë ngecur. Ne do të jemi bashkë sepse si tërësi mund të bëjmë shumë për vendin, të ndarë e të përçarë asnjëherë”, ka deklaruar ai për “Zeri.info”.

Lekaj më tej ka thënë se nuk do të ketë nevojë për qeveri teknike, pasi Ramush Haradinaj do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

ARKATANA

Kurse edhe deputetja e “Vetëvendosjes” Shqipe Pantina, ka vlerësuar se Kosova aktualisht nuk ka nevojë për qeveri gjithëpërfshirëse, pasi zgjedhjet kanë treguar se qytetarët duan ndryshimin, shkruan “Zeri.info”.

“Zgjedhjet e 11 qershorit kanë treguar se qytetarët duan ndryshim në këtë vend në mënyrën e qeverisjes së tij. Unë nuk e shoh nevojën për qeverisje gjithëpërfshirëse, ky vend ka nevojë edhe për një opozitë të fortë. Çështjet si Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi e kanë marrë përgjigjen qysh në legjislacionin e kaluar”, ka deklaruar ajo.

Sipas Pantinës, qeveria e re duhet ta negociojë një marrëveshje të re me Malin e Zi, të punojë në integrimin më të mirë të serbëve lokalë në shoqëri dhe në institucionet e Kosovës, si dhe ta largojë përfundimisht ndikimin destruktiv të Beogradit./Zeri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.