UBT

Pamje të rënda nëpër rrugët e qytetit, qytetarët e shohin të zymtë vitin 2023

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Edhe na jemi Kosovë”, kështu shkruajnë qytetarët e një rruge të qytetit derisa gropat janë të mëdha dhe të pambuluara. Viti 2023 ishte i rëndë dhe me vrima të zeza për qytetin e Gjilanit, në mungesë të investimeve dhe respektit ndaj tyre.

Në rrjetet sociale kanë nisur shakat në adresë të udhëheqjes komunale, e cila pritet të mbajë edhe një debat publik mbi raportin dy vjeçar të qeverisjes.

“Oh raportin juve ua dh…” shkruan një qytetar në rrjetet sociale dhe poston foton e një rruge me gropa gjigante.

Uji Dea

Azemi një gjilanas 50 vjeçar thotë se nuk i mbahet në mend pothuajse për asgjë kjo qeverisje komunale.
”U mashtruam keq dhe mbetëm të izoluar dhe të varfër në të gjitha anët. Investime ska, respekt ska, E pse jepet vota pra” shprehet Azemi teksa thotë se ende kanë problem me mungesën e rrymës. Ishim te komuna, as që na pranoi kryetari, thanë se është në Arabi dikund” shton Azemi.

Edhe, Ferati një tjetër qytetar gjilanas mendon se viti 2023 është shumë i zymtë dhe tejet negativ për ta si qytetar.
“Këto raportet e kryetarëve janë më shumë si përralla për fëmijët. Ata po dijnë aty me stilizue besa edhe me dron ky i joni po ta bënë xhenet, ama në realitet krejt është mashtrim se pak është punuar. Haj zot po shumë kam pritë prej Albinit po kurgja skishte pasën në ta” shprehet Ferati./rajonipress/