Pamje nga darka Kurti-Vuçiq, Lajçak tregon se kur do të mbahet takimi zyrtar

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në një darkë joformale në Berlin të Gjermanisë.
Përmes një postimi në “Twitter”, Lajçak ka deklaruar se ka mirëpritur mundësinë për një takim me Kurtin dhe Vuçiqin në një darkë joformale, për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi. “Mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak ka konfirmuar gjithashtu se takimi zyrtar në nivel të kryenegociatorëve do të zhvillohet më 13 maj të këtij viti.“Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel kryenegociatorësh më 13 maj”, ka shkruar Lajçak
Kurti e Vuçiq takohen dhe hanë darkë në Berlin, me ta është dhe Lajçak
Darka joformale në mes të kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe të ngarkuarit të BE’së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka filluar në orën 19:45.Siç raporton RTK, darka po mbahet në periferi të Berlinit.
Kurti tha se pret që gjatë këtij takimi të kuptojë më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo që është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke.Sipas Kurtit, në Europë janë të brengosur që Serbia nuk u rreshtua me Bashkimin Europian, NATO-n e SHBA-në duke mos i vendosur sanksione Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.“Ne në Ballkan kemi shumë dallime por na u shtua edhe një i tillë”, tha Kurti për RTK-në.