UBT

Pamje: Mërgim Berisha shënon sërish për Fenerbahcen

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mërgim Berisha e ka kaluar Fenerbahcen në epërsi 2:1 kundër Besiktasit, në derbin e Superligës turke që po zhvillohet momentalisht në Stamboll.

Sulmuesi shqiptar shënoi për 2:1 për Fenerin në minutën e 30-të në stadiumin Ülker, raporton Gazeta Express.

Për Berishën, i cili e ka përfaqësuar Gjermaninë U21 deri tani dhe është mes Kosovës dhe Gjermanisë A, ky ishte goli i tretë në 11 paraqitje në Superligën turke.

Eco Higjiena

Sulmuesi me prejardhje nga Suhareka i ka shënuar pesë gola dhe i ka dhënë tri asiste në 19 paraqitje për Fenerbahcen në të gjitha garat këtë sezon.

Mesut Ozil e kishte kaluar Fenerin në epërsi në minutën e 14-të, para se Josef ta barazonte rezultatin rreth dhjetë minuta më vonë.

Siç qëndrojnë gjërat, Fenerbahce është në vendin e tretë me 30 pikë, 12 më pak se lideri Trabzonspor, ndërsa Besiktasi i 10-ti me 24 pikë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.