UBT

Palmer: ShBA-ja është shumë e angazhuar që të arrihet një marrëveshje e drejtë mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të angazhuara në procesin e dialogut, që të arrihet një marrëveshje e drejtë mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Palmer i bëri këto komente në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës.

“Sa i përket deri në ç’masë Kosova dhe populli i saj, qeveria e Kosovës shohin kah ShBA-ja për të avokuar në këtë proces, një aleate, mbështetëse e procesi të normalizimit, atëherë po, ata duhet të jenë të sigurt që Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për këtë proces, janë mbështetëse të forta të lehtësimit të procesit nga ana e BE-së, por janë shumë të angazhuara dhe të përfshira në përpjekje për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe që hap perspektivën evropiane për Kosovën dhe për Serbinë”, ka thënë Palmer.

FIDANISHTJA

Diplomati amerikan, Palmer dhe ai evropian, Lajçak vizituan Kosovën para dy ditëve dhe u takuan me udhëheqësit kosovarë.

Emisari i BE-së, Lajçak u shpreh se vizita ka pasur për qëllim përgatitjen e takimit të nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq për një takim që do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.