Eko Higjiena

Palmer: SHBA do vazhdojë të mbështes dialogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përkrahin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për mediumin ‘Zëri i Amerikës’, Palmer deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për partneritet me vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Express.

“Ne e bëjmë këtë vazhdimisht, në nivele të ndryshme, përfshirë në shtator këtu në Uashington në nivelin më të lartë të qeverisë amerikane. Ky angazhim ndaj partneritetit me Serbinë, partneritetit me Kosovën dhe perspektivës evropiane të të dy vendeve, nuk do të ndryshojë. Dhe ne do të punojmë me Beogradin dhe Prishtinën për të mbështetur normalizimin e marrëdhënies së tyre dhe integerimit respektiv evropiane për secilin prej vendeve”, vuri në pah Palmer.

UBT

“Qasja amerikane ndaj rajonit ka qenë e qëndrueshme nga administrata në administratë, sepse interesat tona janë të qëndrueshme nga administrata në administratë. Vizioni ynë për Ballkanin Perëndimor është një grup vendesh në paqe me njëri-tjetrin, me fqinjët e tyre, shtete të qëndrueshme, të prosperuara dhe të integruara në “Institucionet Evropiane dhe Euro-Atlantike. Unë jam duke menduar veçanërisht për NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi tutje ai.

“Ne do të mbetemi një partner i besueshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe paqes në të gjithë rajonin “, tha Matthew Palmer”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.