ARKATANA

Palmer pyet liderët e Kosovës: A jeni të gatshëm të jepni diçka në këmbim të marrëveshjes me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ditë më parë ka qëndruar për vizitë në Beograd dhe Prishtinë zëvendës ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Mathew Palmeri, i cili ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të dy shteteve, me të cilët ka biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, transmeton Gazeta Express.
Siç shkruan gazeta serbe ‘Novosti’, bazuar në burimet te saj, thuhet së Mathew Palmer u ka thënë krerëve të shtetit të Republikës së Kosovës, së duhet të japin diçka për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë.

“A jeni të gatshëm të jepni diçka në këmbim të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë’, thuhet t’i ketë pyetur Palmer krerët e shtetit të Republikës së Kosovës.

Teksa citon burime jo zyrtare, gazeta serbe ‘Novosti’, shkruan se Palmer u ka thënë liderëve të Kosovës se SHBA-të nuk kanë kohë të merren përgjithmonë me Kosovën.

FIDANISHTJA

“Palmer ua ka rikujtuar se liderët shqiptar nuk duhet të sillen sikurse Sllobodan Millosheviqi në vitin 1999, kur ai refuzoi një propozim për Kosovën , dhe më pas humbi gjithçka”, shkruan gazeta serbe ‘Novosti’.

Ndryshe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në idenë e tij për korrigjim të kufijve, synon të marrë Luginën e Preshevës, pa dhënë asgjë në këmbim./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.