United Hospital

Palmer nuk përjashton mundësinë që Albright të përfshihet në negociatat Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Çështjet e Ballkanit Perëndimor, Matthew Palmer, nuk e përjashton që Medeleine Albright të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë gjatë administratës Biden, teksa ka shtuar se interesat e ShBA-së në Kosovë janë të qëndrueshme dhe kapërcejnë momentet politike të caktuara.

“Ndërsa nuk mund të spekuloj për gjëra të tilla, unë mendoj se është e qartë se angazhimi i SHBA-së për partneritetin tonë me Kosovën dhe Serbinë do të mbetet i fortë, pavarësisht nga personalitetet individuale që mund të punojnë për këto çështje në administratën e ardhshme”, ka thënë ai.

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit Palmer ka treguar për vizitën e fundit në Kosovë dhe eksperiencën e tij në Prishtinë gjatë një darke ku ishte organizuar një festë Halloweeni me vampirë dhe drita të ndryshme në vendin ku po qëndronte.

Ai ka thënë po ashtu se posa të kalojë pandemia COVID-19, e ëma e tij do ta mirëpriste një mundësi për të vizituar Kosovën.

FIDANISHTJA

Matthew Palmer kur është pyetur se kë e ka këngëtar/e të preferuar ai është përgjigjur se “Dua Lipan. Pa dyshim”.

Emisari Special për Ballkanin ka thënë po ashtu se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje që normalizon marrëdhëniet dhe u hap rrugë shteteve drejt integrimit evropian.

“Një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë do të hapte rrugën përpara drejt integrimit evropian për të dy vendet. Kjo nga ana tjetër, do të ndihmonte në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin. Kjo do të tërhiqte investime të huaja dhe do t’u jepte të rinjve më shumë arsye për të besuar se ata mund të ndërtojnë të ardhmen më të mirë të mundshme për veten e tyre në shtëpi. Por, dështimi për të arritur një marrëveshje do t’i bënte ato qëllime më të vështira për t’u arritur”, ka thënë Palmer për Klankosova.tv, transmeton Gazeta Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.