Mobi Casa

Palmer: Kosova dhe Republika Srpska nuk mund të krahasohen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë kishte për qëllim mbështetjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike.

“Normalizimi ekonomik duhet të mundësojë normalizimin politik të marrëdhënieve. Unë isha në Bruksel disa ditë më parë dhe bisedova me (Miroslav) Lajcak, (Aleksandar) Vuçiq dhe (Avdullah) Hotin. Unë thashë që Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga BE dhe nuk do ta përfshija Bosnjën dhe Hercegovinën në ato procese fare. Ajo që po ndodh me Republikën Srpska është një çështje e brendshme e BeH dhe ky është angazhimi edhe i Vuçiq”, ka thënë Palmer, raporton Dnevni Avaz, përcjell Telegrafi.

Kur u pyet për deklaratat e Milorad Dodik në lidhje me “statuset e Kosovës dhe Republikës Srpska”, ai theksoi se për Shtetet e Bashkuara, siç tha ai, “nuk ka krahasim përkatës të Kosovës dhe RS”.

Uji Dea

“Kosova është një shtet dhe ne kemi marrëdhënie diplomatike me ta. Sa për RS, korniza për të ardhmen politike u krijua nga Marrëveshja e Paqes e Dejtonit dhe kjo është e ardhmja e BeH, e cila është e pavarur dhe ka integritetin e saj territorial. Ajo e ardhme është më e mira për njerëzit në RS, por gjithashtu për të gjithë në BeH”.

“Ne do të dëshironim shumë të shihnim një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila do të hapte rrugën për në BE”, citohet të ketë thënë më tej Palmer. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.