Uji Dea

Palmer: Beogradi e Prishtina duhet t’u kthehen bisedimeve para zgjedhjeve në Serbi

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Beogradi e Prishtina duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve para zgjedhjeve në Serbi, të paralajmëruara për pranverën e vitit të ardhshëm, ka thënë zëvendësi i ndihmësit të sekretarit të shtetit të ShBA-ve Matthew Palmer.

“Zgjedhjet në Serbi janë sigurisht në pranverën e ardhshme dhe është me rëndësi që bisedimet të vazhdojnë më parë, pasi që cikli zgjedhor i vështirëson ato”, ka thënë Palmer për programin e BBC-së në gjuhën serbe.

Ai ka thënë se Kosova duhet t’i heqë taksat e vëna në mallin serb e të BeH-së dhe të vazhdojë dialogu.

UBT

Palmer ka thënë se formati i bisedimeve sigurisht se nuk do të ndryshojë dhe se Uashingtoni në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në shtyerjen e takimit në Paris, duke thënë se “Amerika e mbështet këtë proces, ne nuk jemi pjesë e bisedimeve, por e mbështesim dialogun të cilit i prinë BE-ja që nga fillimi”.

Palemer ka mohuar shkrimet e gazetave se Philip Reeker mund të përfshihet në dialog. /Gazetametro