ARKATANA

Palët pajtohen për nisjen e autostradës Prishtinë – Nish

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kosova e Serbia do të lidhen me autostradë. Lajmi i papritur ka dalur pas darkës së punës ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit serb Daçiq me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme e siguri të BE-së, Catherine Ashton.

“Të dyja palët janë pajtuar për të pasur një ekip punes të përbashkët teknik për të përgatitur një studim fizibiliteti për autostradën Nish- Prishtinë”, ka thënë Ashton pas takimit. Pritet që kjo udhë të financohet nga BE-ja, raporton KTV-ja.

UBT

Ajo ka thënë se të gjithë janë pajtuar që të vazhdojë puna për implementimin e marrëveshjeve të arritura, me theks të veçantë ajo për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Kryediplomatja evropiane ka kërkuar edhe transparencë për fondet e Serbisë ndaj serbëve në Kosovë si edhe më shumë mbrojtje për objektet e trashëgimisë kulturore e historike të serbëve. Ndërkohë, kryeministri Thaci ka thënë se ka kërkuar ndërprerjen e financimit të sturkutrave paralele nga Serbia në Kosovë, dhe se do të insistojë në çështjen e të pagjeturve. Kurse Dacic tha se u bisedua për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë, pa bërë fjalë për statusin.